Delvinë, Hari Imeri nuk njeh Altin Kallapodhin si kryetar dege: Apeli pranoi ankimimin e Alibeajt, zgjedhjet janë në kundërshtim me ligjin
Kreu i deges se PD Delvine, Hari Imeri, ka publikuar ne rrjetin e tij social pranimin e ankiminit te Enkelejd Alibeajt ne Gjykaten e Apelit kunder vendimit te Agron Zhukrit.
Ne postimin e tij, Hari Imeri, thekson se zgjedhjet qe jane zhvilluar neper dege jane ne kundershtim me ligjin, duke nenkuptuar qe edhe ne Delvine ai nuk e njeh si kryetar dege Altin Kallapodhi.
POSTIMI I HARI IMERIT.
TE NDERUAR DEMOKRATE DHE DEMOKRAT !
Me poshte po ju paraqesim njoftimin mbi vendimin e Gjykates e cila ka pranuar ankimimin e Partise Demokratike kunder vendimit te Agron Zhukrit per regjistrimin e vendimit per kuvendin e dates 11 dhjetor! Çdo veprim tjeter qe po kryehet, si ai i procesit zgjedhor ne dege eshte ne kundershtim me ligjin dhe me statutin e Partise Demokratike. Veprime qe sjellin ndasi midis famijes tone te perbashket.
Ne do te vazhdojme te qendrojme te forte dhe te bashkuar, per nje Parti Demokratike te madhe plote vlera dhe vizion, per te miren e Shqiperise dhe shqiptareve.
ME POSHTE NJOFTIMI I GJYKATES
Ju informoj se sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, ne lidhje me kerkesen e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trup gjykues, vendosi ne dhome keshillimi:
– Pranimin e ankimit te pales ankuese, Partia Demokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Nenkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
– Kunder vendimit nuk lejohet ankim.