Presidenti, Alket Hyseni: Nuk ka kritere përjashtuese, nuk e njoh grupin e Rithemelimit

Alket Hyseni, ish-deputet dhe anëtar i grupit të posaçëm për procesin zgjedhor për krerët e degëve të PS-së ka folur pasditen e sotme nëpërmjet një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN TV për zgjedhjene  presidentit të ri dheprocesin e brendshëm zgjedhor në Partinë Socialiste.

Hyseni tha se procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të jetë politik dhe pse jo të shtrihet në disa grupe. Përsa i përket konsultimit me grupin e Rithemelimit ai tha se nuk e njeh një të tillë.

“Procesi i diskutimeve do të jetë politik, është deklaruar që do të diskutohet me grupet parlamentare, por nuk mund të kufizohet vetëm aty. Për Shqipërinë një president do të buronte nga një diskutim më i gjerë. PS ka iniciuar një proces të gjërë. Nuk ka një subjekt me emrin Grupi Rithemelimit. Grupet janë të deklarauara, nëse është grup i shoqërisë civile është për t’u parë. Të mos ngatërrojmë një proces kushtetues me debate të brendshme në grupe të caktuara.

Nuk ka asnjë kriter përjashtues. Nuk ka pse të mos jetë një President, e e politikës. Unë mendoj se duhet të jetë i politikës, por nuk përjashton rrjetin e Akademikëve. Mendoj se angazhimi poliik është parasësor, pasi një person i tillë mund të ketë pjekurinë e duhur për të pasur një president dinjitoz pas kaq viteve”, shprehet Hyseni.

I pyetur nëse PS duhet të ketë një vendim politik për Olando Rakipin, Hyseni tha se është një vendim që i përket grupit, por që sipas atij përsa kohë nuk ka një vendim nominal nuk duhet të ketë ndonjë vendim.

“Unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar, por nuk mund të flas. Unë mendoj që s‘ka lidhje me Orlandos dhe sanksioneve të shapllur nga SHBA. E rëndësishme që çdo person të drejtohet nga ligji, kushtetura. Përsa kohë që nuk ka një sanksion nominal besoj se nuk duhet të ketë, por është çështje e grupit nuk më takon”, nenvizoi ai.

Përsa i përket procesit të brendshëm zgjedhor në PS, Hyseni tha se po punohet për rregulloret e reja dhe për risitë që ato po tentojnë të fusin,

“Është një process që po punohet, jemi duke riformuluar rregullat përkatëse.  Një nga rregulloret është dhe zgjedhja e kandidatëve të kryetarëve në Bashki.

Po shikojmë mundësinë që kandidatët të paraqiten me platforma përkatëse. Një process dëgjimi i hapur për të filtruar kandidaturat më të mira.

Një parti që ka futur prej kohësh barazinë gjinore. Një parti aqë ka ofruar të rinj për ti dhënë ps në çdo strukturë energji të reja”, perfundoi Hyseni.