VIDEO/ Plazhi i Pasqyrave Sarandë, një nga vendet më të bukura të Rivierës shqiptare

Nëse do të kishte një klasifikim zyrtar se cili është plazhi më i bukur i rivierës shqiptare, Plazhi i Pasqyrave padyshim që do të duhej të merrte një nga pozicionet kryesore.

Kjo konfirmohet dhe nga qindra vlerësimet që i bëhen online këtij plazhi, si psh në faqen më të madhe të turizmit në botë tripadvisor, ku shumica e komentuesve bien dakort për magjinë e rrallë të tij.

I ndodhur në kilometrin e shtatë të rrugës Sarandë – Butrint, është një nga ndalesat më të preferuara të atyre që zgjedhin Sarandën si destinacionin e pushimeve të verës.

Ngjyra spektakolare e detit, që duket sikur zihet me qiellin se cili do të ketë nuancën më të hapur të blusë, e bën këtë plazh tejet të rrallë për nga bukuria dhe pastërtia.

Gurat e bardhë e të vegjël që përplasen këndshëm me shkumën e detit në breg, i japin një pamje akoma më ekzotike plazhit.

???? Plazhi i Pasqyrave, #Sarandë ????????????#visitsaranda #plazhipasqyrave #pushoshqip????????

Posted by Sarandanews.com on Monday, July 20, 2020