BSH: Tregues në rritje i besimit të biznesit në sektorin e shërbimeve
Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve regjistroi rritje më të lartë ndër sektorët e tjerë të ekonomisë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, rritja e treguesit të besimit të biznesit dhe konsumatorëve, në sektorin e shërbimeve me 0.7 % në muajin mars 2022, krahasuar me një muaj më parë, u ndikua kryesisht nga komponenti i lidhur me kërkesën në rritje.
“Kjo rritje vjen pas trendit rënës që treguesi kishte shënuar në dy muajt e parë të vitit 2022. Ajo u ndikua si nga komponenti i ecurisë aktuale të biznesit ashtu edhe nga ai i kërkesës, por ky i fundit shënoi një rritje më të lartë”, theksoi BSH-ja, teksa evidentoi se, “pritjet e bizneseve të shërbimeve për nivelin e çmimeve që do të vendosin në të ardhmen janë në rritje edhe këtë muaj”.
Biznesi dhe konsumatorët kanë më tepër besim në sektorin e shërbimeve, pavarësisht inflacionit në rritje, duke u mbështetur në peshën e konsiderueshme që mban turizmi dhe industria e shërbimeve hoteliere.