Adrian Gurma vizitë zyrtare Kroaci, takohet me kryebashkiakun e Opatija: Ja temat e bashkëpunimit

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci, ku është ftuar nga kryebashkiaku i Opatija Fernando Kirigin.

POSTIMI I ADRIAN GURMËS

🇦🇱🤝🇭🇷
Në Opatija, Kroaci, me ftesë të Kryetarit të Bashkisë Fernando Kirigin, për të fuqizuar dhe intesifikuar marrëdhëniet dhe shkëmbimet midis dy qyteteve tona, të binjakëzuara më parë.

Fakulteti i Turizmit dhe i Menaxhimit të Mikpritjeve, është një institucion arsimor nga ku studentët tanë, mund të përftojnë përvojat e mira dhe të shkëmbejnë eksperiencat me studentë të tjerë, çka na u premtua gjatë vizitës sonë aty.

Falenderim i veçantë për deputeten e pakicave shqiptare dhe të tjera në Parlamentin Kroat Znj.Ermina Lekaj Prilaskaj, Ambasadorin e Shqipërisë në Zagreb Z.Riza Poda, Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Rijeka, Z.Bashkim Enesi, Kryetarin e Pakicës Kombëtare Shqiptare në Primorje Gorski-Kotar Z.Gani Xherrahi, të cilët asistuan, organizuan dhe ndihmuan në mbarëvajtjen e vizitës në Opatija👐