Delvina lihet në qoshe, askush nuk ndalon më aty, rruga e pashtruar
Një rrugë e re që lidh Delvinën me Kardhiqin do të bëjë që zona e Delvinës të mos frekuentohet më ndërsa shkak është edhe aksi Delvinë-Muzinë i cili është amortizuar i gjithi, pak kush lëviz në të.
Rruga Kardhiq-Delvinë do shkurtojq ndjeshëm distancën Sarandë-Tiranë. Por ende pa përfunduar ky aks rrugor po izolon Delvinën.
Banorët e pjesës më të madhe të fshatrave nuk do ti drejtohen më Delvinës, për asnjë shërbim për shkak se distanca do të jetë me e shkurtër me Sarandën dhe Gjirokastrën.
Rruga e vjetër Delvinë -Muzinë mbetet jetësore për ata. Kjo rrugë prej 13 km që kalon mes një peizazhi i mrekullueshëm është në gjendje të amortizuar.
Banorët thonë se nuk është ndërhyrë kurrë, ndërsa mirëmbajtja e rrugës bëhet me lopata me baltë.
“Këtë rrugë kam 25 vjet që po e bëj dhe këtë shikoje vet si si është rruga dhe çfarë kostoje ka goma, makinat e të gjitha. Pjesët gjenerike të gjitha.”
Lënia në harresë e kësaj rruge u ka sjell kosto të mëdha, sidomos tre fshatrave mes Delvinës dhe Muzinës.
“Na shqetëson shumë gjendja e rrugës, nuk mund të lëvizim, është me gropa, pa asfalt nuk shkoj dot në Delvinë ose të dalim në uzinë sepse ne jemi në Kardhikaq.”
Mes malesh fshihen një sërë atraksionesh turistike thuajse të pazbuluara, që do ti jepnin hov zonës. Edhe ata pak turist që vijnë, largohen shpejte prej rrugës së rrezikshme.