FOTO/ Hari Imeri publikon hartën: Ja sa duhet të jetë territori i Delvinës
Kryetari i degës së PD Delvinë, Hari Imeri, ka publikuar në rrjetin e tij social një hartë se si duhet të shtrihet territori Delvinës.
“Të dashur bashkëqytetarë delvinjot.
Motra dhe vëllezër.
Në kuadër të rishikimit të Reformës Territoriale, së bashku me ekipin e Degës të Partisë Demokratike Delvinë dhe në konsultim me shumë intelektualë të spikatur të fushave të ndryshme, kemi përgatitur hartën si më poshtë për rigjenerimin e kolonave historike mbi të cilat ngrihet ky qytet, paralel me historinë kjo hartë fokusohet edhe për zhvillimin ekonomik.
Ju ftoj të jepni sygjerimet tuaja.
Faleminderit”, shkruan Hari Imeri. /Sarandanews.com/