Maratona pranverore e 9-Vjeçareve në Sarandë: Ja kush janë fituesit…
Edhe pse nën një mot ende të ftohtë, me një diell që “shumë shndërrin por pak nxeh”, siç thoshte Fishta, nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Sarandës garuan nën atmosferë pranverore, në atë që u quajt maratona e pranverës “Sarandë 2022”.
I pari i qytetit, kryebashkiaku Gurma, bëri me dije fituest e kësaj maratone në një postim të tijin.
“Në bashkëpunim me ZVA Sarandë, organizuam përgjatë shëtitores së qytetit, maratonën e pranverës ‘Sarandë 2022’, me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave 9-vjeçare.
Në përfundim të këtij aktiviteti masiv dhe gjithëpërfshirës, vendin e parë 🥇e meritoi shkolla 9-vjeçare “9 Tetori”, ndërsa nxënësit fitues u vlerësuan me diploma:
Për vajza:
Vendi I-rë Evangjelia Gurma
Vendi II-të Sara Baba
Vendi III-të Era Çepe
Për djem:
Vendi I-rë Elsi Mustafa