Maratona pranverore e 9-Vjeçareve në Sarandë: Ja kush janë fituesit…

Edhe pse nën një mot ende të ftohtë, me një diell që “shumë shndërrin por pak nxeh”, siç thoshte Fishta, nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Sarandës garuan nën atmosferë pranverore, në atë që u quajt maratona e pranverës “Sarandë 2022”.

I pari i qytetit, kryebashkiaku Gurma, bëri me dije fituest e kësaj maratone në një postim të tijin.

“Në bashkëpunim me ZVA Sarandë, organizuam përgjatë shëtitores së qytetit, maratonën e pranverës ‘Sarandë 2022’, me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave 9-vjeçare.

Në përfundim të këtij aktiviteti masiv dhe gjithëpërfshirës, vendin e parë 🥇e meritoi shkolla 9-vjeçare “9 Tetori”, ndërsa nxënësit fitues u vlerësuan me diploma:

Për vajza:

Vendi I-rë Evangjelia Gurma

Vendi II-të Sara Baba

Vendi III-të Era Çepe

Për djem:

Vendi I-rë Elsi Mustafa

Vendi II-të Lusian Çepe

Vendi III-të Bjorn Qëndro

Suksese të gjithë nxënësve pjesmarrës!

Të gjithë jeni kampionë!”, përfundon Gurma.