FOTOT/ Skandali i Bashkisë Konispol: Jep leje për ndërtimin e një objekti industrial mbi varrezat e fshatit Mursi

Shoqata “Vllazëria Mursiote” ka denoncuar përmes një njoftimi bashkinë e Konispolit se ka dhënë leje të jashtëligjshme për ndërtimin e objekti industrial mbi varrezat e fshatit Mursi.

POSTIMI

Shoqata VLLAZËRIA MURSIOTE ‘SHËN KOZMAI’, ka denoncuar javen e kaluar ndertimin e nje objekti industrial ne fshatin ton ne zonen e mallathrese, mbi varrezat e fshatit Mursi.

Duke shprehur shqetesimin e antarve te shoqates per kete ndertim, shoqata ka kerkuar nga organet kompetente te kontrrolloje ligjeshmerin e dokumentacionit dhe pronesise.

Duam te theksojme se shoqata jone nuk eshte kunder ndertimit te objekteve industriale te perpunimit te frutave, por eshte kunder vendosjes dhe funksionimit te tyre ne zona te pa pershtateshme.

Ndertimi i ketij objekti mbi varrezat e fshatit, bie ndesh me vete planifikimin e territorit te bere nga kjo qeveri, bie ndesh me studimin e projektit te 100 fshatrave turistike, ku fshati i jon eshte i perzgjedhur, si edhe demton njehere e pergjithmone pamjen piktoreske te fshatit nga rruga nacionale.

Ju ftojme ta ndjekim hap pas hapi kete ceshtje deri ne anullimin e ndertimit te ketij objekti dhe zhvendosjen e ndertimit te tij diku tjeter.

Me poshte letra e Shoqates derjtuar organeve kompetente.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i harta

Mund të jetë një imazh bardhezi i ambiente të jashtme

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme