Çadra në qendër të Sarandës, ja për çfarë do funksionojë
Në qëndër të Sarandës në sheshin “Nënë Tereza” është vendosur një çadër e madhe, e cila ka ngjallur mjaft kureshtje për qytetarët.
Në fillum u aludua se çadra do të jetë për të pritur Ukrainasit, por e vërteta është krejt e kundërt.
Burime të sigurta për Sarandanews.com kanë bërë me dije se çadra është vendosur aty për të informuar qytetarët rreth nismës së qeverisë për Këshillimin Kombëtar.
Çdo ditë aty do jenë rreth dy persona që do shpërndajnë formularë dhe do u shpjegojnë qytetarëve për të dhënë mendimin e tyre rreth pyetjeve për Këshillimin Kombëtar. /Sarandanews.com/