Nga takimet në zyrë tek nisma e Këshillimit Kombëtar: Fundjava “jo turistike” e Anila Denajt në Sarandë

Deputetja e zonës, Anila Denaj, çdo fundjavë vjen në Sarandë, jo per turizem, por për të mbajtur kontaktet me qytetarët dhe bazën e partisë, duke u njohur me çdo problematike të mundshme.

Denaj ka hapur dhe zyrën e saj të deputetit në qëndër të qytetit, ku ka pritur qytetarët për tu njohur me shqetësimet e tyre.

“Është gjithmonë kënaqësi kur zhvilloj takime të tilla me qytetarët sarandiotë.

Ndamë së bashku problemet dhe i garantova se qasja jonë është që të punojmë çdo ditë për zgjidhjen e tyre”, shkruan Denaj.

Më pas së bashku me strukturat drejtuese lokale të Partisë Socialiste kanë zhvilluar një takim mbi nismën e Këshillimit Kombëtar, që ka ndërmarrë qeveria.

“Në Sarandë, ku së bashku me drejtuesit e Partisë Socialiste, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe me Prefektin e Qarkut Vlorë, zhvilluam një takim mbi nismën e Këshillimit Kombëtar, që ka ndërmarrë qeveria.

Bashkëpunimi i strukturave dhe i institucioneve është shumë i rëndësishëm për të bërë të mundur adresimin e plotë të çështjeve të ngritura nga qytetarët.

Deri tani 423,717 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al, si dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar”, përfundon Denaj. /Sarandanews.com/