Mashtronin me kreditë, 3 të arrestuar në Këlcyrë
Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Këlcyrë pasi akuzohet për mashtrim të qytetarëve në marrjen e kredive.
Policia bën me dije se bashkë me të riun të arrestuar janë dhe dy shtetas të tjerë të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni krijonin lehtësira për të marrë kredi. Të arrestuarit kanë mashtruar një shtetas banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash.
“Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.
Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bënë të mundur kapjen e shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Këlcyrë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e datës 02.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë(të cilët janë arrestuar nga Policia), duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, kanë mashtruar një shtetas tjetër, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash”, thuhet në njoftimin e policisë.