Zgjedhjet e pezulluara në FSHF, ja emrat që Butrinti ka propozuar për president dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv
Gjykatat e Tiranës pak ditë më parë vendosi të pezullojë zgjedhjet e datës 2 mars për shkak të manipulimeve dhe falsifikimeve flagrante që Federata Shqiptare e Futbollit kishte kryer në Shoqatat Rajonale. Ndërkohë edhe pas këtij vendimi FSHF-ja ka vendosur që të zhvillojë zgjedhje fars më 2 mars.
Por kush janë kandidatët që janë propozuar nga klubi i Butrintit në këtë zgjedhje.
Butrinti me propozimet e saj duhet theksuar se ka qenë vendimtar për emrat që do garojnë për president dhe antar të Komitetit Ekzekutiv.
Sarandanews.com ka mësuar se klubi i Butrintit për president ka vendosur që të propozonte gazetarin e njohur Dritan Shahkohoxha.
Ndërsa për Komitetin Ezekutiv, klubi i Butrintit ka propozuar një tjetër gazetar i cili është Pano Xhixho, një emër i njohur në Sarandë jo vetëm se është nga ky vend, por edhe për titujt që ka marrë si notar i Butrintit.
Saramdanews.com ka mesuar se Dritan Shakohoxha i propozuar nga Butrinti dhe 6 klube te tjera, pritet qe te terhiqet nga gara pas vendimit te Gjykates per pezullim te zgjedhjeve, per te mos u bere pjese e votimeve fars me 2 mars. /Sarandanews.com/