Sarandë-Ish Materniteti i vjetër pritet të jetë muze arkeologjik për ekspozimin resurseve të rajonit
Nga Shkëlqim HAJNO /
- SHËNIM –
Ish materniteti I vjetër I Sarandës, një godinë e trashëguar nga viti 1936, do të jetë një tjetër muze arkeologjik për ekspozimin e resurseve të mëdha të rajonit.
Dilema: zyra administrate apo muze, mori fund disa kohë më parë kur Kryeministri i vendit Edi Rama , I shoqëruar nga krkeu i Bashksie Adrian Gurma, inspektoi shëtitoren e re, aso kohe në proces ndërtimi. Gjatë momentit kur Rama kaloi pranë godinës së vjetër të Maternitetit, e artikuloi edhe një herë idenë e muzeut të ri arkeologjik, pikërisht në këtë objekt njëkatësh me mjedise të bollshme dhe disa veçori ndërtimore , gjurmë të medimit të arkitekturës për kohën e ndërtimit.
Së fundi, ideja e Ramës për një Muze të ri arkeologjik në Sarandë, u risoll në fokus të analizës së trashëgimisë kulturore e arkeologjike të Pakrut Kombëtar të Butirntit, në prani të Minstres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe deputetes Anila Denaj.
Sipas fokusimit të Denajt, Muzeu i ri mund të pasqyrojë edhe shumë nga vlerat arkeologjike të Parkut Kombëtar të Butrintit dhe disa nga veçoritë e vlerave natyrore të kësaj zone.
Për kryebashkiakun Gurma, pranaia e këitj Muzeu në afrësi me Portin detar ku mbërrijnë
flukset e turistëve; padyshim përbën një avantazh, edhe në kushtet kur Butrinti, thith një target grup moshor të caktuar të turistëve. Gurma ka përmendur karakterin “multifunksional” të Muzeut të ardhshëm arkeologjik të Sarandës .
Përtej kornizës zyrtare dhe vullnetit të qartë të vendinarrjes qeveritare dhe lokale, që duhet përshëndetur; ajo që pritet në këtë mandat të tretë të qeverise Rama; është nisja në kohë optimale e përcaktimit së pari, të profilit të qartë të Muzeut Arkeologjik të Sarandës.
Pas kësaj, përcaktimi dhe miraitmi i platformës për llojin e Muzeut të ri të arkeologjisët në Sarandës në godinën e vitit 1936, është punë mirëfilli e specialistëve të arkelogjisë, kulturës, e më gjerë, të disa fushave që do të përfshihen në karakterin e një muzeu arkeolgjik të munguar dhe dinjitoz për nga vlerat dhe fondet që do të ekspozohen në pavionet e tij të shumtë.
Muzeu Etnografik Bashkiak në godinën dykatëshe pranë Limanit të Vjetër dhe Muzeu Arkeologjik I titulluar prej arekologeve në vitin 2008 kur u përurua ne prani te ish Kryemionistrit te kohes, si “Muzeu Arkeologjik i Kaonisë”, janë gjithsesi asete të rëndësishme në guidat kulturore të turistëve që hyjnë në Sarandë përgjatë 12 muajve të vitit, por asesi, jo në standartet e Muzeut të ri Arkologjik që pritet të konceptohet e sendërtohet me standarte bashkohore prej specialistëve kompetentë në godinën e trashëguar prej 1936-ës në Sarandë.
Kësisoj, Saranda do të shpëtojë njëherësh edhe një fragment, nga memoria e saj artikektonike e urbane midis dy Luftrave Botërore, që, një sy eksperti, ose studjuesi, jo dosido; mund të qëmtojë ende, në hapësirën urbane të qytetit bregdetar sot; plani filletar urban i të cilit në trajtën e një teatri natyror (sipas izoipseve); u realizua nga një ish arkitekt austriak para mbretërisë së Zogut, më origjinë hebre, i angazhuar nga bashkia Sarandës, asaj kohe të largët.