DETAJET/ U përdhunua nga 6 djem në Këlcyrë: Të rinjtë e shantazhonin me një video intime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë ku një vajzë 19-vjeçare është përdhunuar nga 6 persona.

Burime bëjnë me dije se ndaj dy prej të arrestuarve rëndon akuza e përdhunumit ndërsa ndaj katër të tjerëve ajo e ngacmimit.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Këlcyrës, ku mësohet se më herët djemtë e shantazhonin vajzën me video deri sa e përdhunuan.

Djemtë ka qenë nga qyteti i Këlcyrës, të moshave 17-18 vjeçare, ndërkohë që ka qenë vetë vajza ajo që ka denoncuar në polici për rastin.

Mësohet se vajza është përdhunuar mbrëmjen e djeshme në Këlcyrë, ndërkohë që ka dyshime se ajo ka pasur më herët lidhje intime me njërin nga djemtë.

Derimë tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë për ngjarjen, dhe mbeten ende të pazbardhur emrat e autorëve të përdhunimit.