“Aeroport sezonal në Sarandë”, Rama: Aeroporti i Vlorës më i madh se i Rinasit
Kryeministri Edi Rama ka folur për aeroportin e Kukësit dhe projekteve të tjera për ndërtimin e aeroporteve në vendin tonë, siç është ai i Vlorës dhe i Sarandës.
Rama tha në emisionin “Opinion” se Aeroporti i Vlorës ka një afat 3 vjeçar për të përfunduar punimet dhe se do të jetë më i madh se ai i Rinasit.
Për aeroportin e Sarandës, Rama tha se ai do të jetë vetëm sezonal, duke theksuar se jugu i vendi është një ndër destinacionet e rëndësishme të turistëve.
“Areoporti i Kukësit krijon premisa për një zhvillim të rëndësishëm ekonomik në të gjithë zonën.
Ndërkohë që Vlora është në kantier. Vlora e ka afatin e vet për 36 muaj ne do mundohemi të jetë pak më përpara, në mënyrë që brenda këtij mandati ne të fillojmë operimin. Vlora do jetë baza e Air Albania.
Prjekt tjetë është Saranda, aeroporti ka tjetër natyrë sepse është vetëm sezonal.
Vlora do jetë gjatë gjithë vitit dhe do të jetë më i madh dhe se ai i Tiranës se përfshihet edhe kargo. Më i madh dhe si pistë”,-tha Rama.