Gjendet një armë zjarri në Dhërmi

Në Dhërmi është gjetur një armë zjarri. Arma është konstatuar nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, gjatë patrullimit në zonë.

Policia bën  me doje se po  punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka hedhur armën.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, gjatë patrullimit të zonës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka hedhur armën”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.