Rruga Dermish-Jermë drejt përfundimit, Niko Kuri: Një vepër emblematike që dhe një premtim që po realizohet
Deputeti Niko Kuri së bashku me kryebashkiakun e Finiqt Kristo Kiço dhe deputeten Anila Denaj kanë ndjekur nga afër punimet në rrugën Dermish-Jermë që është drejt përfundimit të plotë.
Përmes një postimi deputeti dhe mjeku i mirënjohur Niko Kuri shkruan se kjo rrugë është një vepër emblematike që po merr formë me hapa shumë të shpejta, por edhe një premtim që tashmë po realizohet.
“Pata kënaqësinë me kolegen time deputete znj. Anila Denaj dhe kryetarin e Bashkisë së Finiqit, z. Kristo Kiço, të ndjekim punimet e asfaltimit të rrugës Dermish-Jermë.
Një vepër emblematike që po merr formë me hapa shumë të shpejta, por edhe një premtim që tashmë po realizohet.
Ai ndodhet një hap përpara përfundimit të plotë, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e zonës dhe duke luftuar mentalitetin e braktisjes”, shkruan Niko Kuri. /Sarandanews.com/