Sarandë, Gjergj Imeri: Harta e re e gjyqësorrit, është synim i disa oligarkëve për shpopullimin e vendit
Avokat Gjergji Imeri, këshilltar bashkiak i Sarandës, njëherësh edhe kryetar i grupit te këshilltarëve socialistë në këtë Këshill; deklaroi së fundi se Harta e re e Gjyqësorrit në Shqipëri, është synim i disa oligarkëve për shpopullimin e vendit.
Deklarimi i avokatit Imeri u bë zyrtarisht në mbeldhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Sarandës. Imeri sqaroi në mënyrë të përsëritur pasojat që do të këtë për qytetarët e rajonit të Sarandës, mbyllja e Gjykatë ssë Rrethit Gjuqësor si dhe mbyllja me gjasë, e Gjykatës së Apëlit në Gjirokastër, më alternativë të mundshme përqëndrimin e shërbimeve në Gjykatën e Lushnjës.
Këshilltari jurist argumentoi më tej edhe pamundësinë e ndjekjes së çëshjteve gjyqësore nga rajoni I Sarandës dhe skajet e këtij territory të vendit me fshatrat e bashkive Konispol, Finiq, Delvinë, etj., si dhe kostot e mëdha pë ndjekjen e çështjeve gjyqësore në Lushnjë ose në Tiranë.
Gjergj Imeri kërkoi sërish një prononci zyrtar nga Këshilli Bahskiak në vijim të një deklarate të pak kohëmëparshme të këtij forumi vendimarrës të zgjedhur nga votate qytetarëve, për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit publik deri në Kuvendin e Shqipërisë dhe instancat venimarrëse të gjyqësorit; për të riparë propozimet e Dhomave të Avokatisë dhe zera te tjerë nga Shoqëria civile në Shqipëri./