Fëmijëve të shtëpisë “Vangjel Pulla” u jepen shprehi praktike për jetën
Përtej programeve mësimore, Shtëpia e Fëmijëve “V.Pulla” i përgatit fëmijët për jetën, duke mundësuar marrjen e shprehive praktike.
Kësaj i shërbeu edhe kursi për kuzhinën, organizuar së fundmi me banorët e kësaj Shtëpie.
Të vegjëlit morën mësime e shprehi gatimi, falë nismës së lavdërueshme të zonjës Dallandyshe Hyseni.
Me nisma e ide novatore, ajo dhe bashkëpunëtorët e saj, kanë kontribute të vazhdueshme në formimin dhe aftësinin e këtyre fëmijëve për jetën.