Investimet në infrastrukturë ndikim në zhvillimin e turizmit në Sarandë
Vijojnë punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e Rruga Nr.1, Lëkurës, Loti 1+2”, në qytetin e Sarandës.
Ky projekt financohet nga Qeveria Shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Aktualisht punimet janë përqendruar në infrastrukturën nëntokësore, ndërtim mure guri dhe vepra arti.
Projekti synon të lehtësojë qarkullimin e mjeteve sidomos gjatë sezonit turistik dhe pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetës.
Qyteti i Sarandës vijon të mbetet një prej qyteteve më të frekuentuara nga turistët e huaj me një përqendrim të lartë gjatë sezonit veror dhe ky projekt i shtohet investimeve që përmirësojë kushtet infrastrukturore, për të lehtësuar qarkullimin dhe mundësuar standarde bashkëkohore.