Deputetja Ina Zhupa përgënjeshtron Çim Pekën: Vetëm shpif në drejtimin tim!  

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka hedhur poshtë akuzat që gazetari i familjes Berisha, Çim Peka, ka bërë në drejtim të saj si e lidhur me Mirel Mërtirin e inceneratorëve.

“Per informim te publikut: Me Mirel Mertirin me lidhin vetem qindra denoncime qe kam bere dhe i bej aferes se inceneratoreve dhe dy padi qe kam nga ai ne ceshtje civile edhe penale si perfaqesuese e PD qe e kam denoncuar vazhdimisht. Te dyja padite e fituara nga une kunder Mirel Mertirit!

Si anetare e komisionit te medias kisha vendosur qe shpifjeve te Syri.net, te shumta keto kohe ndaj meje, te marra copy paste nga kundershtaret e mi politik, mos ti pergjigjesha me padi si parim i lirise se medias.

Por cdo gje ka nje kufi dhe keni shkelur cdo kufi! As media nuk quheni me sepse jeni bere nje vegel propagandistike ne duart e nje familje.

Do perballemi bashke me padi ne gjykate! Padine do e bej ne respekt te qytetateve qe besojne te une dhe me kane votuar dhe ne respekt te familjes time qe degjon cdo dite, idiotsirat e shpifjet e nje makinerie llumi dhe mercenaresh!

Parate e fituara nga padia do i perdor per nje kurs falas per gjithe studentet e gazetarise me tematike: “Shpifja dhe lajmet e rreme! Modeli antigazetari-rast studimor Syri””, shkruan në reagimin e saj Ina Zhupa. /Sarandanews.com/