Sarandë, u kremtua 109-vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit

Me rastin e 109 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit në mjediset e Policisë vendore të Sarandës u organizuan disa veprimtari përkujtimore.

Aktiviteti tradicional I demonstirmit me sirenat e  automjeteve të policisë rrugorë në rrugët e qytetit, paraprou Festën e Policisë së Shtetit në Sarandë.

Më pas në mjedisin para Komisariatit të Policisë , trupa e policisë u rreshtua për ngritjen ceremoniale të Flamurit kombëtar nën tingujt e Himnit Kombëtar, ku shefi I Policisë së Rendit, Gjylani Shehu I paraqiti forcën shefit të Komisariatit t ë Policisë në Sarandë, kryekomisar, Klodian Kondi.

Përshëndetja e shefit të komisariatit Klodian Kondi para të ftuarve, trupave të Policisë dhe veteranëve të organizatës së policisë; u ndal në momentet kryesore të kësaj dite përkujtimore, duke theksuar mirënjohjen dhe respektin për të gjithë punonjësit dhe ish punonjësit e Policisë së shtetit dhe kontributeve të tyre në shërbim të komunitetit.

“Sot, në këtë 109 vjetor, kujtojmë me irënjohje veprën e  të rëenëve në radhët e Policisë se Shteti dhe ndjehemi krenar për ta-tha Kondi. Ai përmendi filozofinë e punës së policimit në komunitet dhe renditi objektivat e periudhës  2022 e në vijim. “ Është detyrë mbi detyrat për të ruajtur atë që është arritur dhe sigurinë kombetar për të ardhmen më të mirë të komunitetit në  Sarandë, Finiq dhe Konsipol”-theksoi veç të tjerash kryekomisar Klodian Kondi.

Të pranishmit u përshëndetën edhe nga nënprefekti Mirosh Birjani si dhe kryebashkiaku I Sarandës, Adrian Gurma.