Sarandë, mbështetësit e Bashës sfidojnë ata të Berishës: Ne zgjodhëm të ardhmen
Sot mbështetësit e Partisë Demokratike të degës së Sarandës kanë festuar të ndarë 31- vjetorin e themelimit të kësaj dege.
Mbështetësit e Sali Berishës u mblodhën në shkallët e selisë për të festuar këtë datë, ndërsa simpatizantët e Lulzim Bashës u organizuan në një restorant me në krye kryetarin e degës Vesel Kocciun.
“Sot u mblodhem me demokratet per 31 vjetorin e themelimit te deges.
Kryetari Vesel Kociu mbajti fjalen e rastit dhe disa nga anetaret, drejtuesit pershendeten me fjalen e tyre.
Partia Demokratike Sarande do jete e palekundur ne ruajtjen e vlerave, ne misionin e saj historik dhe ne vizionin e saj per te ardhmen.
Bashke do ja dalim! Zgjedhim te ardhmen!”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të PD Sarandë. /Sarandanews.com/