I riu lyen me benzinë dhe u vendosi flakën 5 bizneseve, arrestohet nga Policia e Vlorës
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlores ku një person ka hedhur bensinë në dyert dhe ambjentet e disa dyqaneve në këtë qytet ndërsa i ka vendosur më pas edhe flakën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen historike të qytetit ndërsa flaka u është vendosur 6 dyqaneve si dhe është rrezikuar edhe një banesë.
Pasi ka hedhur lënden djegëse, personi ende i paidentifikuar kush eshte akoma, por që është ndaluar nga Policia, iu ka vënë flakën me radhë ndërsa nga zjarri është përfshirë edhe një kabinë elektrike.
Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendin ngjarjes dhe duke neutralizuar flakët Mësohet se autori i cili është shoqëruar nga Policia, dhe është një djalë i ri ndërsa janë gjetur në vendin e ngjarjes disa bidona të cilët kanë qenë të mbushur me benzinë.