Infektimet me COVID-19 në Gjirokastër, 1 në 3 të testuar rezulton pozitiv
Gjirokastra duket se po kthehet në një prej vatrave të përhapjes së COVID-19. Sipas personelit shëndetësor që kryen testimin e popullatës në këtë bashki, numri i të infektuarve ditët e fundit është rritur ndjeshëm dhe shkak për këtë shikohen festat e fundvitit, ardhja e emigranteve si dhe mos respektimi i masave anti covid nga vetë qytetarët.
“Situata është e rënduar, rastet kanë filluar të shtohen pas ardhjes së emigrantëve dhe mosrespektimi i masave.
Omicroni po infekton në masë të madhe njerëzit, kishim 52 raste pozitive vetëm në ditën e sotme, nga 150 tamponë, i bie një në tre”, thotë mjeku epidemiolog Vasil Bashari.
Sipas mjekut, përhapja e virusit po vihet re edhe në institucionet arsimore. Për këtë arsye apelohet vaksinimi i popullatës, shmangia e grumbullimeve sidomos në ambiente të mbyllura si dhe respektimi i masave në këtë situatë pandemike.