FOTOT/ Policia e Sarandës feston me pushtetarët vendor
Prefeketi i qarkut Vlorë Flamur Mamaj së bashku me kryetarët e bashkive Finiq, Sarandë, e Konispol kanë mbledhur në një takim festiv efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë.
Takimi është kryer me rastin e festave të fundvitit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku Adrian Gurma shkruan:
“Së bashku me Prefektin e Qarkut dhe me kolegët kryetarë të bashkive Finiq e Konispol, uruam efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe të ftuarit e tjerë, për festat e fundvitit.
Suksese, për vitin 2022, në misionin tuaj të vështirë dhe fisnik.
Gëzuar!”, shkruan Gurma. /Sarandanews.com/