Me shelegun në qafë, si festuan për Vitin e Ri shkollat e Delvinës

Shkollat e Delvinës organizuan atë që dikur, në kohën e komunizmit, quhej “Mbrëmja qendrore”, një event festiv për ndërrimin e viteve, me më të mirët në mësimë.

Është kryebashkiakja Qilimi, e cila njofton për këtë organizim tradicional çdo fundvit.

“QKF ‘Myrteza Leka’ bëri bashkë femijë të talentuar nga të gjitha shkollat e bashkisë Delvinë, në një koncert festiv në prag të festës së Vitit të Ri.

Në fokus të kësaj veprimtarie ishin fëmijët, por në veçanti nxënësit me rezultate më të larta në mësim, për të cilët pati edhe dhurata të veçanta.

Në një atmosferë mjaft të ngrohtë e mes emocionesh të bukura, u përcollën urimet për një vit të mbarë e të suksesshëm!

E nderuar që isha mes vogëlushëve, e lumtur që u bëra pjesë e gëzimit të tyre”, shkruan ajo.

Te pjesët e zgjedhura, siç mund te shihet, ishte dhe një valle djemsh me një qengj në skenë, të cilën e mbante në qafë një prej valltarëve të vegjël.