Festa fundvitit, Adrian Gurma dhe Anila Denaj ia marrin valles me veteranët e Sarandës

Veteranët e Sarandës patën festën e tyre për fundvit, ku përkundër moshës, u shfaqën tërë rini.

Ata ndanë gëzimin e tyre dhe me përfaqësues të pushtetit lokal, duke përcjellë dhe njëherë dhe një lloj aleancë politike.

Të ftuar të tyre ishin figura të zgjedhura lokale, ku në krye qëndronte kryebashkiaku Gurma.

Nga institucioni që drejton ky i fundit, u shkruan:

“Trokitëm gotat dhe uruam festat, me  pjestarë të ‘Shoqatës së  Veteranëve’ dhe pasardhësve të tyre, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive.

Festa të gëzuara!”.