Para dhe pushtet, kush janë drejtuesit më të paguar në Gjirokastër (Emrat)

Skandali me rrjedhjen e të dhënave mbi pagat e shqiptarëve vijon. Sot janë publikuar edhe pagat përgjatë muajit prill 2021.

Argjirolajm.net do të publikojë rrogat e drejtuesve kryesorë të institucioneve në Gjirokastër. Natyrisht që këto janë pagat e deklaruara në Tatime sipas funksioneve që ata kryejnë apo kryenin në momentin e eksportimit të të dhënave.

Vihet re se më i paguari është prefekti, më pas rektori i universitetit dhe kryetarja e qarkut e kështu me radhë. Më poshtë rrogat dhe funksioni i tyre.

117,500 lekë – Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër

153,300 lekë – Odise Kote, prefekt i qarkut Gjirokastër

150,000 lekë – Lindita Rova, kryetare e Këshillit të Qarkut Gjirokastër

79,480 lekë – Andi Shkurta, drejtor i ARRSH Rajoni Jugor

115,480 lekë – Sokol Feruni, drejtor i spitalit rajonal “Omer Nishani”

77,800- Armand Hilaj, drejtor i AKU Gjirokaster.

118,000 lekë – Florjan Taçi, drejtor i ASHK Gjirokastër

150,258 lekë – Bektash Mema, rektor i universitetit “Eqrem Cabej”

83,960 lekë – Albana Hasanaj, drejtoresha Arsimit Gjirokastër-Libohovë

130,500 lekë- Ilir Meta, drejtor i OSHEE Gjirokastër (në muajin prill kur janë eksportuar të dhënat)

82,000 lekë- Dino Selimi, kreu i IKMT Gjirokastër