Makina me 3 të rinj brenda del nga rruga dhe bie nga lartësia në Ksamil

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarande-Ksamil. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi në vendin e quajtur “Hidrovori”.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se brenda ne mjet ndodhen tre të rinj, të cilët janë transportuar në spital.

Fatmirësisht raportohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen  e plotë të shkaqeve.