I riu nga Saranda kapet në Dervician, policia gjen kanabis në makinë

Nga policia e Gjirokastres u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Kjo pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Mercedez Benz” ku ky shtetas udhëtonte si pasagjer, nga shërbimet e policisë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.