Butrinti ndal kryesuesit e kampionatit, merr një pikë ndaj Bylisit

Butrinti ka arritur që të marrë një pikë në ndeshjen e sotme të zhvilluar në stadiumin “Andon Lapa” të qytetit të Sarandës.

Skudara e drejtuar nga Artan Bano arriti që të ndal kryesuesit e kampionatit Bylsin.

Takimi u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 me Butrintin që merr një pikë të rëndësishme përballë një prej skuadrave më të forta të Kategorisë së Parë.

Pas kësaj sfide Butrinti renditet në vendin e 10-të me 17 pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës do të jetë në transfertë kundër Tërbinës së Cërrikut. /Sarandaneës.com/