“Mirëdita nga Vlora” – Ambasadorja Yuri Kim e kalon fundjavën në Jug

Ambasadorja amerikane Yuri Kim këtë fundjavë ka vendosur ta kalojë në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ajo ka publikuar një foto të vizitës së saj në këtë qytet në llogarinë e saj personale në “Instagram”, ku shihet e shoqëruar nga disa të moshuar. Ata duken të gjithë të buzëqeshur.

“Mirëdita nga Vlora.”– shkruan Kim krahas fotos.