Nesër referendumi për shkarkimin e Bashës/ Nikollo: Demokratët të vendosur për largimin e tij!
Kryetarja e LDGSH në Sarandë, Majlinda Nikollo, në intervistë foli për faktin se nesër mbahet referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Nikollo theksoi se demokratët e Sarandës dhe të Shqipërisë janë të vendosur për të larguar Lulzim Bashën. Ajo shtoi se nëse do hasin në rezistencë, referendumi do të bëhet edhe tek shkallët e selisë së PD në Sarandë.
“Ne duam të mbajmë mbledhje në seli. Më thanë se nuk duhen dy axhenda paralele. Bëmë kallëzim penal për vendosjen e bravave në selinë e PD-së në Sarandë.
Synojnë të ndalin referendumin e datës 18 dhjetor. Ne kemi vazhduar punën tonë në mënyrë të qetë dhe konstante. Ne do ta bëjmë referendumin në oborrin e selisë së PD-së në Sarandë.
Ne do ta sfidojmë të ftohtin, demokratët janë në shtëpinë e tyre. PD po shkon në një rrugë shumë të mirë, demokratët kishin nevojë të zgjohen nga gjumi me anë të Foltores.
Basha duhet të jetë kryetar i demokratëve në radhë të parë, ai i ka prerë në besë vazhdimisht”, deklaroi Nikollo.