“Banda të armatosura në selinë e PD”, PD i përgjigjet me një foto Berishës
Deputetet e PD-së, Flutura Açka ne krah me deputeten e Sarandes Ina Zhupen ka replikuar në distancë në lidhje me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se selinë e PD-së janë vendosur persona të armatosur dhe për këtë arsye ai doli nga selia e PD-së.
Ne nje postim ne Facebook të shoqëruar edhe me foto nga mbledhja e kryesisë. ”Armët tona janë fjalët dhe zemrat demokrate. Me Inën, Flamurin dhe Orjolën”.
Prej më shumë se dy orësh vijon mbledhja e kryesisë e Partisë Demokratike me kryetarin Lulzim Basha dhe po kaq kohë edhe mbështetësit e Sali Berishës, ky i fundit sapo është larguar nga selia e PD.