Hari Imeri: Besoj se Lulzim Basha do e fitojë besimin e shqiptarëve shumë shpejt
Kryetari i degës së Partisë Demokratike Delvinë, Hari Imeri, shprehet se ai beson tek Lulzim Basha.
Imeri thekson se Basha do arrijë që fitojë besimin e shqiptarëve.
“Unë besoj se Lulzim Basha do të marri besimin e qytetarëve shqiptarë për të drejtuar punët e vendit, ashtu sikurse besova për Sali Berishën pas 2 mandatesh opozite të vështirë (1997~2005) kur shumë pak e besonin.
Respekt për të gjithë demokratët, përtej mendimit ndryshe brenda forcës tonë politike”, shkruan Imeri. /Sarandanews.com/