Bejko: Deputeti i Gjirokastrës, kryetari i PD dhe njerëz nga Tirana kanë “besdisur” në telefon delegatët
Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Roland Bejko tha për emisionin “Të Paekspozuarit” se deputeti i qarkut të Gjirokastrës, kryetari i PD dhe njerëz të ardhur nga Tirana kanë telefonuar delegatët në Gjirokastrës duke i kërkuar që të firmosin për kuvendet.
“Në qarkun e Gjirokastrës ka më shumë delegatë pro Bashës se pro Berishës.
Nuk është proces normal sepse firma u është marrë duke i bezdisur 100 herë në telefon.
Deputeti i Gjirokastrës, kryetari i PD dhe njerëz të ardhur nga Tirana i kanë marrë në telefon dhe i kanë kujtuar nderet që u kanë bërë. Delegatët janë intimiduar.”, u shpreh Bejko.