Finiq, përfundon rehabilitimi i Qendrës Kulturore në Livadhja

Përfundon rehabilitimi i Qendrës Kulturore në Livadhja në kuadër të projektit Rhythm – Fostering Creativity and Connecting Cultural Assets through Monuments.

Ndërhyrje u bënë për konfigurimin dhe funksionimin e plotë të Qendrës Kulturore në Livadhja, Finiq.

Këtu u përfshinë instalimi i sistemit audio, sistemi i kondicionimit dhe pajisjet e tjera të ngjashme, ulëset e amfiteatrit, skena, pajisjet teknike për dëgjimin, shikimin.

Projekti RYTHM është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse në kuadër të programit të bashkëpunimit INTERREG Greece – Albania 2014-2020.