Vetingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti
Komisioni i Pavarur i Kuafikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti. Gjatë seancës dëgjimore më 25 nëntor, Dosti dha shpjegime për barrën e provës të provojë 36.4 milionë lekë të ardhura të padokumentuara, për të cilat subjekti pretendon se i ka kursyer nga emigracioni në Greqi, nga bashkëpunimi me një shoqëri tregtare, si dhe nga shitja e një lokali në pronësi të nënës, të gjitha para fillimit të detyrës.
Në seancë u evidentua edhe një raport negativ i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, por Komisioni sqaroi se nuk ka gjetur prova për kontakte të papërshtatshem të subjektit me krimin e organizuar.
Gjyqtari Arben Dosti e hodhi poshtë raportin e DSIK-së dhe u shpreh i hapur ndaj çdo hetimi për pastërtinë e figurës.
Procesi i vetingut për gjyqtarin Dosti u krye nga trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin.
Arben Dosti përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe deri në korrik të vitit 2014 kreu stazhin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga tetori 2015 kur u emëra si gjyqtar e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër.