Partizania sensuale e Alket Hysenit
Urimi për 29 Nëntor i ish-deputetit Alket Hyseni, është karakterizuar nga ca foto të traditës së arteve figurative të socrealizimit shqiptar, pra artit pamor të viteve të komunizmit.
Veçon aty Vojo Kushi mbi tank apo beteja e grykës së Mezhgoranit.
Por bie në sy potreti i një partizaneje të hijshme, me trup të rregullt, flokë e lëshuar me pak dredha, me rrobë ushtarake sigurisht, plus pistoletën në brez.
Nuk është në rrethana lufte, madje ngjan si një pozim sfilate, deri në perceptimin se është shumë e bukur për të qenë partizane.
“Nga zjarri i luftës partizane, në 29 Nëntor 1944 , Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazist.
Lavdi veprës së djemve dhe vajzave partizane, grave dhe burrave patriotë që luftuan heroikisht dhe dhanë jetën për atdheun!”, shkruan ish-deputeti.