Çaçi e nis ditën me një kafe me kontabilistin e njohur Fatmir Sulo: Është pjesë e vizionit tim të punës

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçi, e ka nisur sot ditën me një kafe me kontabilistin e njohur Fatmir Sulo.

“Për kafen e mëngjesit me kontabilistin e njohur Fatmir Sulo si pjesë e vizionit tim të punës, për të patur një komunikim dhe konsultim të vazhdueshëm me ekspertë dhe sipërmarrës të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për më shumë politika të mira në favor të biznesit lokal dhe zhvillimit ekonomik të qytetit”, thekson kandidati Oltion Çaçi.

Kujtojmë që deri më tani në të gjitha sondazhet Oltion Çaçi rezulton fitues i bashkisë së Sarandës.