Procedohet penalisht 31 vjeçari nga Delvina, shqetësonte me numer të fshehtë një shtetas
Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” shtetasi K.N.,31 vjeç, banues në Bamatat, Delvinë.
Procedimi penal i tij u krye pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi F.D., banues në Kopaçez, Delvinë, pasi ky shtetas e shqetëson në telefon me numër të fshehtë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.