Delvinë, dhunoi gruan, arrestohet 42- vjeçari
Komisariati i Policisë Delvinë njofton se Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin N.M., 42 vjeç, banues në Delvinë.
Arrestimi i tij u krye pasi, sipas Policisë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.