Edi Rama: Ja me çfarë parash do bëhet aeroporti i Sarandës
Kryeministri Edi Rama theksoi se aeroporti i Sarandës nuk do të bëhet me koncesion si Rruga e Arbrit, por do bëhet me paratë e privatëve dhe do të menaxhohen nga privati.
“Edhe aeroporti i Sarandës edhe rruga Milot-Fier, janë investime private dhe do të jetë rrugë me pagesë në segmentin kryesor dhe rrugët e tjera pa pagesë”, tha Rama.
I pyetur mbi aeroportin e Kukësit, Kryeministri tha se “aktualisht kryhen dy fluturime në javë”. “Tani menaxhmenti i aeroportit është duke lidhur kontratat me kompanitë e interesuara, të cilat bëjnë teste. Kukësi do të jetë një aeroport i sukesshëm për Low Cost”, tha Rama