Matilda Qurku merr vlerësimin e veçantë, përzgjidhet imazhi i Foltores krah Berishës  

Ish sekretarja e degës së PD Sarandë, Matilda Qurku, ka marrë një vlerësim të veccantë nga Sali Berisha, pasi ajo e fundit doli në krah të tij duke iu bashkuar Foltores.

Në grupin e what’up të medias së Sali Berishës ku dërgohen mesazhet rreth aktivitetit të tij, në foton e profilit është zgjedhur si imazh Matilda Qurku.

Qurku dhe Berisha janë dy imazhet kryesorë të vendosur në foton e grupit të whats’up.

Kujtojmë që Matilda Qurku ishte një nga organizatoret e Foltores në Sarandë si dhe mori pjesë në takimin me gratë demokrate në Tiranë.

Dhe për këtë Berisha e ka vlerësuar jashtë mase duke e zgjedhur si imazh. /Sarandanews.com/