Sarandë, së shpejti qyteti me tre buste ne bronx te Heronjve të Populli

Së shpejti, Saranda do te kete ne nje mjedis publik, tre buste ne bronx per perjetesimin e Heronjve të PopulliT: Vasil Laçi, Lefter Talo dhe Mitro Xhani. Vendi i perzgjedhur per piedestalet, eshte Lulishtja e Shetitores “Hasan Tahsini”.

Vasil Laçi (1922 – 1941,  ishte patriot shqiptar i cili u përpoq të vrasë mbretin e Italisë dhe uzurpatorin e fronit të Shqipërisë Viktor Emanueli III dhe Shefqet Bej Vërlacin, Kryeministër i Shqipërisë, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste.Vasil Laçi u lind në fshatin Piqeras në Shqipërinë jugore, afër qytetit të Sarandës në vitin 1922. Laçi u arrestua menjëherë dhe u ekzekutua me varje dhjetë ditë më vonë.

Mitro Xhani (1913-1944) Ra heroikisht ne luftimet në Dukaj të Tepelenës, një nga luftimet më të përgjakshme të Brigadës VI Sulmuese. Ai lindi më 3.11, 1913, në fshatin Piqeras të Sarandës,

Lefter Talo,(1913-1944) lindi në Vurg të Minoritetit grek. Shkollën fillore e kreu në Dhrovjan dhe Leshnicë të Delvinës, kurse të mesmen në Filat të Çamërisë. Mbaroi Normalen e Elbasanit dhe u emrua mësues. Me formimin e Çetës Partizane “Çamëria”, Talo u caktua zëvendëskomisar i saj. Me formmimn e Brigades VI Sulmuese, Lefteri u inkuadrua në kompaninë minoritare në Batalionin “Naim Frashëri”. Në betejën e Kalasë së Margëlliçit (Patos) me nazistet gjermnae, Lefter Talo bie heroikisht.

Vendosja e tre busteve te tre Heronjve te Popullit, ka qene nje ceshtje e ngritur ne menyre te perseritur gjate shume viteve para drejtuesve te Bashkise Sarande.

Cermenonia e veçantë e perurimit te tre busteve te Heronjve te Popullit , pritet te organizohet nga Bashkia brenda harkut kohor te Javes se Flamurit, ne paraditen e 29 Nëntorit.