Ndahet nga jeta Musa Sheme, pjestari i Qëndrës Polivalente në Sarandë

Qendra Ditore Polivalente në Sarandë bën me dije se Musa Sheme, pjesëtar i kësaj qendre prej 5 vitesh ndërroi jetë sot pasi vuante nga një sëmundje kronike.

“Sot u nda nga jeta Musa Sheme, pjesëtar i Qendrës Ditore Polivalente Sarandë qe prej vitit 2016.

Lindur më 22.01.1940, baba i katër fëmijëve, ndërroi jetë sot pas një sëmundjeje kronike që e preku muajt e fundit.

Përcjellim ngushëllime të sinqerta familjarëve e të afërmve te tij.” shprehet Qendra Ditore Polivalente e Sarandës.