Pastrimi i Sarandës, Adrian Gurma replikon me ‘gazetarin’ sarandiot  

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka replikuar me “gazetarin” sarandiot Aagron Mema në rrjetet sociale.

Shkak është bërë një koment i Memës në postimin e Gurmës rreth pastrimit të territorit nga mbetjet.

“Me skrept”, komenton Mema në formë ironie, ndërsa kryebashkiaku i Sarandës i është përgjigjur.

“Po me skrep! Sepse ka shumë mbetje, inerte, e papastërti hedhur pa kriter nga njerëz të papëgjegjshëm. Dhe që të mos jemi të detyruar të përdorim prap skrepe e mjete të tjera të rënda, duhet NDËRGJEGJSIM e SJELLE QYTETARE. Qyteti është i të gjithëve ne!

Është dhe i ndotësve dhe i skeptikëve edhe i atyre që punojnë e kujdesen ta mbajnë pastër. Ndaj të kujdesemi të gjithë për Sarandën, të sillemi si qytetarë, për shëndetin tonë mbi të gjitha e pastaj për çdo të mirë tjetër, që natyra na e ka dhenë me kaq shumë dashuri”, komenton Gurma. /Sarandanews.com/